Çaste poetike me poeten;-Violeta MALIQI

RICIKLIM
——————–
Mëngjeset do lindin sërish,
edhe kur drita të jetë larg,
e hëna romanca do shkruajë
mbi zambakët e bardhë.
Zogjtë shtegtarë
do kthehen në brigjet e vjetra,
si kujtimet
në qytetet e rinisë.
Ashtu si zogjtë
do kthehesh dhe ti,
në folenë e hirtë
të dashurisë…
/QendraPress/