Presidenca: Lajmi i rremë i Lavrovit se Kosova ka dërguar mercenarë në Ukrainë – pjesë e fushatës për arsyetimin e agresionit të Rusisë

0

                                Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov i cili tha se militantë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbass, krahinë e Ukrainës e ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.Vela përmes Twitter-it ka thënë se këto lajme të rreme janë pjesë e fushatës dezinformuese.“Alarm për lajmet e rreme. Akuza e rreme e ministrit rus të Punëve të Jashtme Lavrov se Kosova ka siguruar mercenarë në Donbass është pjesë e fushatës të dezinformatave që kërkon të arsyetojnë agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Kosova qëndron me aleatët e saj dhe Ukrainën në mbrojtje të lirisë e demokracisë”, shkruan Vela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *