Kamenica fikë dritat sonte në shenjë proteste ndaj vrasjes së gruas nga bashkëshorti

0

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ftuar të gjithë banorët e Kamenicës që sonte në ora 21:00, t’i fikin dritat për një minut, në shenjë proteste ndaj vrasjes së gruas nga bashkëshorti.

Në shenjë proteste për ngjarjen që ndodhi ditën e shtunë, ku një grua humbi jetën si pasojë e dhunës në familje, ju ftoj të gjithëve që sonte në ora 21:00 t’i fikni dritat për një minut.

Bashkohuni edhe ju në thirrjen e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, kundër dhunës në familje.

#StopDhunësnëFamilje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *