Importuesit e miellit në Shqipëri thonë se kanë rezerva, por lufta Rusi-Ukrainë do të ndikojë në ekonominë botërore
Lufta Rusi-Ukrainë pritet të japë ndikim në ekonominë botërore. Kjo në një kohë kur Europa po përjeton rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës e për rrjedhojë dhe rritje të inflacionit. Importuesit më të mëdhenj janë Holanda dhe Gjermania, të cilët po e vuanin shtrenjtimin e naftës edhe para përshkallëzimit të konfliktit.Megjithatë, sipas mediave ndërkombëtare nevoja e Europës për gaz është edhe më e madhe sesa ajo për naftë. Rreth 40% e gazit natyror importohen nga Rusia, pra më shumë se 1/3. Sipas ish presidentit rus shumë shpejt Europa do të paguaj 2000 euro për 1000m kub gaz. Shtrenjtim me 10 për qind kanë pësuar edhe tregjet e energjisë elektrike.Situata paraqitet kritike ndërkohë që fuqitë e mëdha po monitorojnë nga afër furnizimet me energji për çdo ndërprerje dhe po zbatojnë një plan në koordinim me konsumatorët dhe prodhuesit kryesorë të naftës në drejtim të një investimi kolektiv për të siguruar stabilitetin dhe furnizimet global të energjisë.Rusia është gjithashtu eksportuesja më e madhe e grurit dhe misrit. Ku Së bashku me Ukrainën ato mbulojnë 29% te nevojave të tregut global.Pavarësisht garantimit të furnizimit, konflikti do të sillte një rritje të pashmangshme të çmimit, që këtë vit po ndikohet edhe nga prodhimi i ulët dhe kriza energjetike, që ka rritur kostot. Në Shqipëri pritet që ndikimi të mos ndihet për momentin. Importuesit e miellit kanë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme./A2 CNN