Me rastin Putin ,a po përfundon demokracia dhe liria njëzimit apo???!!!-Shkruan: Qazim THAÇI
Tashmë,lufta në Ukrainë me urdhrin e Vladimir Putinit, ka sjellë gjithë botën demokratike para dilemës , A ka drejtësi në botë, dhe mos kështu po vdes drejtësia. Ku mbet Evropa, ku mbet drejtësia dhe si u tretë???!!!.Pse themi këtë. Po tashmë ka shumë arsye që Putin duhet të mirret nga bota e të gjykohet, jo vetëm për krime lufte, por për krime të prishjes dhe kërcnimit të shteteve. Merreni vetëm një krahasim tani janë në Hagë çlirimtarët shqiptarë që e kanë shpëtuar popullin civilë nga krimet e Millosheviqit, Kurse tani Putini po bënë krime njerzore , por po bënë edhe krime ndaj shteteve demokratike, bota ende po heshtë kushtimisht ta them , kur tashmë duhet se një gjykatë ndërkombëtare duhet të bëhet për Putinin e jo gjykatat e tilla të jene për çlirimtarët, Drejtësia e botës me këtë veprim vërtetë po tretet. Tani edhe brenda vetë Rusisë ka protesta e demonstrata , pse njerëzit që në shpirt e kanë lirinë e dihet se Putini ka shpirt barbarë. Analizat e ndryshme po nxjerrin analiza se ai është një i sëmur, prandaj si bota nuk paska mundësi që një të sëmur ta izolojë, kaq shumë luftë e harxhime u bënë ndaj Covid 19 ,e pse të mos arrestohet e të gjykohet nga drejtësia ndërkombëtare një rast si Putin. Ish-gjenerali britanik ka paralajmëruar se Britania e Madhe së shpejti mund të jetë në luftë me Rusinë dhe ushtarët britanikë do të jenë të detyruar të luftojnë forcat e Putinit në një front të ri në Evropën Lindore .Sir Richard Shirreff, ish-zëvendës Komandanti suprem i NATO-s , ka thënë se linja e parë e mbrojtjes së Britanisë është tani kufiri i ish-shteteve sovjetike që kanë frikë se mund të jenë të radhës pas pushtimit të Ukrainës .“Ekziston mundësia që ne si komb së shpejti të jemi në luftë me Rusinë. Ne në këtë vend duhet të pranojmë se siguria jonë nuk fillon në shkëmbinjtë e bardhë të Doverit ajo fillon në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë”- tha ai .Boris Johnson paralajmëroi sot Vladimir Putin ka shkaktuar një ‘katastrofë për kontinentin tonë’ .Sir Richard u përgjigj:“Absolutisht. Nëse Rusia vendos një hap në territorin e NATO-s, ne të gjithë jemi në luftë me Rusinë.” “Është shumë e mundur që ai të zhvendoset në vendet e NATO-s dhe të çojë në luftë me tridhjetë vende”. E analiza si kjo tashmë po bëhen nga bota. Por në fakt në Ukrainë ngërzitë po vdesin, prandaj një apel i gjithë botës është merreni atë Putin ,dërgoni në gjykatën e botës e ku do të kishte deh gjyqtar rus pse jo, por gjykimi i këtij njeriu nuk duhet të vonohet, pse bota po shkon drejtë një apokalipse të çuditshme…./qendrapres.com/