Ekskluzive :Shkruar nga, Haxhi FERATI .Prof dr.i. Gjeopolitikës dhe Gjeostrategjisë
Agresioni gjeopolitik i rus mbi Ukrainën
——————————————————
Agresioni i rusisë në Ukrainë, duhet kuptuar si një e keqe që e ka goditur jo vetëm Ukrahinën, por gjithë njerëzimin dhe gjithë globin. Eshtë vërë në pikëpyetje jo vetëm globi tokësor, por edhe gjithësia e cila ka kohë që po lëkundet nga veprimet e papërgjegjshme të vetë qenies njerëzore. Gjithë kjo cka po ndodh sot me Ukrainën, duhet pare si shumë komplekse, mbi të gjitha si produkt i turbulencave gjeopolitike në rrafshin rajonal e global, në kohën kur po i vehën themelet e rikonfigurimit gjeopolitik, në ndërtimin e një Rendi të Ri Gjeopolitik Botëror. Shpërbërja e ish BRSS-së viteve të ’90 – ta, u duk si shansë i mirë për të filluar me ngritjen e këtij rendi të ri gjeopolitik global. Bota morri një pamje mashtruese- joreale gjeopolitike, si një botë unipolare, e drejtuar nga një fuqi e vetme – SHBA me fuqi të madhe ndikimi, përkatësisht vend me një fizibilitet të fuqishëm gjeopolitik global. Kjo, që në fillin e saj shihej si diqka e paqëndrueshme, siq edhe do të dëshmohet më vonë, udhëheqja dhe drejtimi i botës nga një fuqi e vetme, e kishte prishur balancin gjeopolitik, i cili balanc e kishte ruajtur fizibilitetin gjeopolitik për 50 vite të pasluftës së dytë botërore. Në anën tjetër me fizibilitet shumë të ulët gjeopolitik mbeti rusia, e cila ishte e dërmuar, sidomos kur prej atij kampi të BRSS-së u larguan 14 shtete konstituente të saj, ndër to edhe Ukraina si vend me kapacitete e resurse të mëdha natyrore, dalja e Ukrainës e kishte goditur më së shumti Rusinë, ngase e lidhnin interesa të mëdha gjeopolitike e mbi të gjitha ato të sigurisë, përkatësisht gjeosigurisë.
Boshllëkun gjeopolitik rus të pas luftës së ftohtë si fuqi ndikimi, qe kishin ngritur lidershipët e rusisë, u duk se e kishte mbushur Vlladimir Putini, i cili me ardhjen e tij në pushtet, me një përvoj të madhe nga puna e tij nepër labirintet e shërbimit sekret rus, filloi ta ringjallë rusinë në planin ekonomik dhe sidomos në planin e mbrojtjes dhe sigurisë. Pra, fizibilitetin gjeopolitik të Rusisë filloi ta ngrit përmes komponentës gjeosiguri. Fillimisht duke e futur tmerrin dhe frikën kundërshtarëve të tij politik, krijoi oligarkinë e tij në pushtet dhe u shëndrua në njeri të gjithëpushtetshëm, sepse i kishte fut nën kontroll të gjitha pushtetet dhe gjitha fushat e jetës. I ktheu qytetarët në një regjim totalitar dhe autoritar edhe më të egër si ai i regjimit komunist. Në planin e jashtëm u paraqit si një rrebel politik, me të cilin bota kishte ra në hall. Më vështirë e kishin vendet që e kishin braktisur BRSS dhe i ishin kthyer botës demokratike perendimore mbi të cilët bënte trysni të papparë. Nuk u tregua kooperativ me botën perendimore, përkundrazi bënte trysni e shantazhe, sidomos kundër Gjermanisë, Polonisë etj. Për ta sfiduar rivalin e vetë më të madh SHBA-n, forcoi marredhëniet me Kinën, Iranin, Korenë e Veriut, Kubën etj., me qka mendonte të vëjë në kontroll edhe balancet e mëdha në rendine ri gjeopolitik global.
Ukraina, për dallim prej 13 vendeve tjera që kishin dal prej BRSS-s, të cilat veq kishin arritur konsolidimin e tyre në proqesin e rikonfigurimit të gjeohapësirës evropiane duke u anëtarësuar në BE dhe NATO. Në këtë rreth gjeopolitik kishte mbetur si e vetmuar , midis Rusisë dhe BE-së. Ajo në një mënyrë , ruante balansin gjeopolitik me poziten e saj neutrale ndaj këtyre dy botërave. Kjo ndjeshmëri e pozitës gjeopolitike e Ukrainës, si duket e shtyri botën euroatlantike që të hezitoj pranimin e saj në gjiun e vetë, gjithnjë me druajtje, sepse edhe më tepër po e prishte edhe ashtu të brisht, balancin gjeopolitik midis rusisë dhe botës perendimore. Pra Ukraina, atëherë dhe sot shihet si gjeohapësirë e interesit gjeostrategjik për të dy palët. Kjo e vështirëson fizibilitetin gjeopolitik dhe e njejta po i kushton edhe sot Ukrainës, sidomos në aspektin e sigurisë, e bënë të pasigurt ate dhe me shkallë të ulët të fizibilitetit gjeopolitik bota nuk po duket aq e cila vigjilente dhe në nivelin e përgjegjësisë së vetë karshi Ukrainës. Nuk ishte e përgatitur dhe nuk e priste një reagim të vrazhdët të Rusisë jo vetëm kundër Ukrainës por edhe kundër Europës e botës. Nëse Bota nuk e ndal këtë qmenduri të quajtur Putin, i cili më shumë po duket në stilin e <jashtë-tokësorit> që po synon shkatërrimin edhe të gjithë botës.
Prandaj, Apel gjithë botës – <Ndaleni këtë bishë të rusisë, i cili Ukrainën e ka vetëm si preteks për ta frikësuar dhe shantazhuar gjithë njerëzimin> !!!!
Përplasjet e interesave gjeopolitike midis SHBA-s dhe BE-s në njerën anë dhe Rusisë e Kinës në anën tjetër, në garën për pozita më të forta gjeopolitike në rendin e ri gjeopolitik global, dukshëm e lëkund fizibilitetin gjeopolitik global, duke e bërë botën gjithnjë e më të pasigurt dhe të paqëndrueshme. Lëkundje tektonike gjeopolitike, e cila nuk ndodhi me shpërbërjen e BRSS-s, ndodhi me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, sidomos me goditjen që i dhanë rrrjedhat në Bosnje e Hercegovinë dhe Kososvë. Bota dhe lidershipi botëror u treguan më të menqur dhe më të shkathët në rastin e ish – Jugosllavisë, edhepse lejuan gjakderdhjen midis etnive, më në fund ia dolën që të vëhet deri diku nën kontroll rikonfigurimi gjeopolitik i kësaj gjeohapësire turbulente, por me gjithë ato shkatërrime dhe humbje të jetërave të njerëzve. Edhepse kjo gjeohapësirë e ish-Jugosllavisë po duket të jetë gjeohapësirë me fizibilitet të ulët gjeopolitik, dhe më gjasa të del jashtë kontrrolli por tani me pasoja edhe më të mëdha, sidomos nëse nuk do të ndërgjegjësohet bota dhe lidershipi botëror, për ta mbyllur njeherë e përgjithmon këtë plagë të hapur për Ballkanin – përkatësisht Ballkanin Perendimor. Përgjegjësi e madhe edhe e vetë popujve të ballkanit, që të angazhohen për paqe e stabilitet në rajon. Vigjilencë të lartë duhet të tregojnë shqiptarët, që të mobilizohen në rrafshin kombëtar me të gjitha potencialet e veta, për t’i dal zot trojeve të veta, sepse seriozisht po rrezikohet qenja e jonë kombëtare. Historia na ka mësuar, por sot me shembullin e vetë po e dëshmon populli i Ukrainës me qëndrueshmërin e heroizmin e tyre, se një popull është i pathyeshëm kur është i vendosur dhe thellësisht i përcaktuar për mbojtjen e lirisë së vetë.
Vendi Mbrohet me Tërësinë e Vetë !!!