Gaspër Karaqi mbetet simbol i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë së atdheut.

Gaspër Ndue Karaqi lindi më 12 gusht 1961 në fshatin Ujz të Hasit. Që në rini u dallua për atdhedashuri dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. Për pjesëmarrjen në demonstratat studentore u detyrua të ndërpriste studimet, ndërsa më vonë punoi si arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën Fillore të Bishtazhinit.
Që nga viti 1998 u angazhua në radhët e UÇK-së, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në furnizimin, përcjelljen dhe mbështetjen e luftëtarëve të lirisë në Zonën e Dukagjinit.
Më 28 janar 1999, gjatë një misioni për lirinë e Kosovës, u plagos rëndë dhe ra heroikisht dëshmor. Me jetën dhe veprën e tij, Gaspër Karaqi mbetet simbol i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë së atdheut.Lavdi e përjetshme dëshmorit Gaspër Ndue Karaqi! /Hasi Info/