Serbia po mobilizon forcat-Kosova duhet të tregohet e gatshme për gjithçka-Shkruan;Qazim THAÇI
Lëvizjet e fundit në glob, e sidomos tashmë lufta e Rusisë dhe lufta uzurpatore e shpallur ndaj Ukrainës , po i jep një leksion Evropës , sepse Evropa, deri më tani është treguar mjaft e heshtur, kurse tashmë Putini, kur po tregon se ka synime djallëzore ndaj botës demokratike, athua do ta bashkojë seriozisht Evropën, apo edhe kësaj radhe mund të ketë ‘’mollë të kalbur’’brenda bllokut demokratik. Kjo gjendje tashmë shihet haptas ka reflektuar në Kosovën jo të pasur, së pari thuhet se Trusti u dëmtua për 90 milionë euro. Kurse qeveria Kurti, miliona ka ndarë për veriun e Mitrovicës për pagesë të energjisë .Derisa tashmë Serbia ka alarmuar gjithë shtetin, dhe ka bërë ftesë publike për mobilizim, të forcave rezervë, këtë e patë bërë edhe në vitin 1998 dhe 99. Ku pastaj në Kosovë kasapi i Ballkanit Millosheviq, bëri masakrën e madhe dhe gjenocidin në Kosovë. Kosova dihet se është nën protektoratin e kufijve të jashtëm nën mbrojtjen e KFOR-it, por vendimi i fundit të NATO-së që të tërhiqet nga shtimi i sanksioneve ndaj Rusisë, po shqetëson ata që ‘’shohim përtej bjeshkës’’.Ngase kjo edhe tregon se Serbia edhe mund të jetë cytur të rinisë edhe një luftë për Kosovën. Bota demokratike e tani edhe qeveria e Kosovës edhe pse deri më tani i treguar neglizhente ndaj SHBA-së duhet të ndërrojë qasjen dhe duhet të jemi vete zëri dhe kërkesa e SHBA-ve në këtë pjesë të Ballkanit të trazuar, përndryshe duhet se konfliktet qojnë drejt luftës, Kurse lufta e Kosovës padyshim se do të sjellë pikëpyetjet strategjike e politike të vete shqiptarëve. Kjo situatë duhet nga liderët shqiptarë si në; Shqipëri, Kosovë Maqedoni e Mal të Zi të shfrytëzojnë që kombi e tani në këto rrethana në Kosovë të përfitojë që të inaugurohet në sferën ndërkombëtare dhe institucionet e botës demokratike. Por m me orientim të vetëm nga SHBA-të. Kosova është e vazhdon të mbetet nën llupën e rrezikut nga pretendimet uzurpueset ë Serbisë. Kosova nuk është ajo e viteve 99, tashmë ka një forcë ushtarake , ka një polici, një vetëdije më shumë, por populli thotë,’’Në zërzele nuk dihet kush çka bënë….’’…. /qendrapress,com/