Çaste poetike me poeten; Miranda Troci Derti
Jetë të thënçin!!!
———————–
E ç.jetē mund tē thuash ku jetë të thënçin.
Lakun e përditshëm po vjen çdo ditë duke na e ngushtuar..
Thoshin moti pleqtë nëmën “këmbët vend mos të zënçin..
Hedhje në çdo valë mbytur e dënuar…
Nama e kohës ku “mos tu ngoptë barku me bukë””
Na zu e na ndëshkoi pa hak e kusur..
E “luli i vocërr” shkeli çdo derë e rrugë..
Por halli e brenga siu besua kurrë…
E hall mbi hall veç vijnë e mbushet thesi përditë..
Ç.mynxyrē e hidhët ku i thonë fjalës mos ngopesh as me bukë e shëllirë..
A përbuzje a faj a mallkim apo ndëshkim ku na mbyte..
A qejfe psikopatësh barkrrjepur na sfilite…
Në thesin e ç.puar ecim tē vrarë nē ditët pa kohë..
E gjakun mbi kurriz ma thithe nga pak e përditë..
Nē kockat e thara e palcën mē bëre gropē..
Mi këtë errësirë lugetërish ushqehesh si krimbat nē mishtë…
Edhe kores sē thatë ngjyer me vaj iu ngre fijati..
Erë fikje ka rënë çdo derivat tē jetës..
Faturat e jetës çdo ditë ma shtrenjtë po ecë sahati..
Na u vu rrasa e çelësi mu në shqeme tē derës..
Kush na mallkoi a na i mori nxori mentë e mira…
Keqpërdorëm bereqetin e përziejmë bukë e bar bashkë…
Ndaj po shkojmë si qeni nē rrush e s.dijmē a zbardhë ma dita…
E orët e pendimit vetëdijshëm s.kthejmē rrugën e gabime tē këqijave me thasë…
Shkroi!!!
Miranda Troci Derti..
Reç !!!
Dibēr!!!