Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI
Marsi dhe kujtimi për lirinë
/Kushtuar Komandant Hysen Rexhepit/
Ende kam shijen e kafes së fundit në shtëpinë e Heroit.
Dhe buzëqeshjen e komandantit në përqafim të gjyshes.
Në përshëndetjen e Nanës dhe vajzës si amanet lirie.
Heroi me shikim dielli shihte lirinë e kësaj toke arbërore.
Kujtimi që maste dashurinë e atdheut në majë Pashtriku.
Deri tek ‘’Guri gjermanit’’ si vetëtimë ylberi, në pikë dite pa shi.
Komandanti me dy bomba në duar, me ne kalonte rrugën e besimit.
Pranë hienave hileqare, tregonte se si mund të dashurohet liria.
Komandanti që nuk kishte vdekur si ideal, e as si flijim.
Shembullin e falte si një Zeus, për ti dhënë botës diellin.
Edhe kodin e atdheut e kodonte më dashuri Kosove.
Komandant Hyseni, idol i mitit se liria do jetë atdhetarie.