Fshati Piqeras në Shqipëri pa nuse, dasma e fundit ishte 30 vite më parë

                   Në fshatin Piqeras të Sarandës, dasma e fundit ishte para 30 vitesh.  E për pasojë, nuk dihet sa kohe ka që mungojnë lindjet. Të moshuarit që kanë mbetur do të donin ti kishin pranë fëmijët, por i kanë këshilluar të mos kthehen. Dyert e mbyllura me dry janë panorama e fshatit Piqeras, ku sot kanë mbetur vetëm 20 shtëpi.