Kosova nuk duhet të bëjë asnjë veprim eksperimental, që e çon drejt konfliktit -Shkruan;Prof Dr.Milazim Krasniqi
Zhozep Boreli sot ka deklaruar se NATO ka bërë gabim që i kishte premtuar Ukrainës pranimin në atë aleancë. Po ashtu BE sot ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Faktikisht e kanë futur në lojë me premtime dhe e kanë lënë në lloç. Cili është mësimi për Kosovën? Kosova nuk duhet të bëjë asnjë veprim eksperimental, që e çon drejt konfliktit. Merreni me mend po të hyhej në shkëmbimin e territoreve me Serbinë, se çfarë do të ndodhte: konflikt civil, spastrim etnik, ardhje e vullnetarëve, garë NATO-Rusi, shkatërrim i shtetit. Prandaj, nuk duhet të bëjë askush eksperimente me shtetin! Ne edhe kështu jemi nën ombrellën e NATO-s. Nuk kemi asnjë nevojë që të bëjmë eksperimente me shtetin./qendrapress.com/