Deklarohet pronari i ri i Lirisë së Prizrenit
Klubi futbollistik Liria e Prizrenit është bërë me pronar të ri. Kjo është njoftuar sot në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi prizrenas, shkruan Gazeta Express.Raman Kiqe-KA-Sportmanagment është shpallur fitues për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria.Në garë ishin dy kandidatë, Agim Buduri dhe Rahman Kices. Buduri në fund mori 392 pikë, kurse Raman Kiqe 566.Pasi u bë pronari i ri i klubit prizrenas, ka ardhur edhe deklarata e Rahman Kices. “Ka përfunduar tani tenderi i privatizimit te Klubit FC LIRIA, klubi më i vjetër i futbollit në Kosovë. Nga sot u bëra President i Klubit FC LIRIA dhe pronar i FC LIRIA Sh.P.K. Shpresojme se do ta sjellim klubin tone ne piket e suksesshme qe meriton sa me shpejt”, shkroi Kice në profilin e tij në Facebook.