Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve në Komunën e Prizrenit.

Në Prizren nesër shënohet Dita e Dëshmorëve ku me këtë rast kryetari I OVL-së Isa Berisha tha se duke ditur rëndësinë e madhe të kësaj date dhe pasi jemi në pritje të lirimit të strategëve të UÇK-së , nga Haga, këtë vit ditën e dëshmorëve do ta shënojmë me një ceremoni më të shkurtër për shkak të pritjes së madhe, Në ora 10. 00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve , kurse në ora 11.00 do të vendosen buqeta lulesh tek Monumenti i lirisë tha Isa Berisha . Ai tha se 15 shtatori si datë duhet të jetë e veçantë në tërë komunën për t’i përkujtuar të gjithë ata që u flijuan në luftën e lavdishme të UÇK-së.
Isa Berisha, fton familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të Prizrenit,
Që nënderim dhe përkujtim të dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, OVL e UÇK-së, Dega Prizren, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në koordinim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, ju ftojnë të merrni pjesë në homazhet për nder të dëshmorëve. 15 shtator 2026 në Varrezat e dëshmorëve në Landovicë
Në ora 10:00 gjithashtu, në ora 11:00, do të bëhen homazhe pranë memorialit të dëshmorëve dhe shtatores së Heroit të Kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.
Le të jemi së bashku për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të UÇK-së.,thotë z. Berisha/QendraPress/