Çaste poetike të dhembshurisë  nga poeti:Miaim Berisha  Mixhebe

Veç një foto sa për gëzuar!!!!

—————————————

Ah…! Sikur të të kisha pranë

T’i them ca fjalë si përhera,

Urime ditëlindjen të them me lotë në sy

Këto fjalë… le t’i marrë era.

Gëzuar ditëlindjen me gotën mbushur

lotë

Dijeni të gjithë, nuk mund ta mbaj

fshehur

Sepse edhe sot, për ty dua të dredh lotë

Sikur me ëndërra të jam dehur….

Çou bre bijë e fol pash zotin

N’sytë e mi të ma fshishë lotin.

Shpesh si hije t’shoh n’derë t’shtëpisë

T’prita shumë t’më vish surprizë…