Qentë endacak e sulmojnë një mjeke në oborrin e QKUK-së
Mëngjesin e sotëm një Oftamologe është sulmuar nga qentë endacak në oborrin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Përveç Oftalmologës, nga qentë endacak është sulmuar mbrëmë edhe një Kardikirurgë.Lajmin për sulm ndaj mjekëve e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. “Dy mjek janë sulmu. Një mjek është sulmu mbrëmë edhe një mjeke sot në mëngjesë. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë por janë kafshu. Kardikirurgu është rrëzu tu ik prej tyre dhe sot oftamologia është sulmu”, u shpreh Syla për Gazetën Shneta.