Çaste poetike me vargje nga ;Qazim Thaçi
——–
A është atdheu im edhe përtej bregut të pikëllimit
——————————————————————————–
Pa fund kam dashuri për At-dheun e tokën time
Përtej bregut të pikëllimit dhe malit të zanave
Larg deri në Allamanin e gjyshit, e të tim ati
Për dashurinë e Kosovës mas veten me sytë e mallit.
Përtej Pikëllimës dhe Përroit të Zenel Agës
Ende kumbon porosia e Heroit si amanet i kohës
Athua bijtë tanë e masin veten me kohën e harrimit?!
Apo tani koha e trëndafilave të egër ua vret besimin?!
E si ti them; Dimalit ,Dies e Diarit se rruga e At –dheut
Ka gjemba shumë, ku tradhtarët imitojnë atdhetarët
Sepse koha e harrimit po harbohet si mallkim
E përtej bregut të pikëllimit ende dielli lind në agim.
Dashuri
——————-
Të ta them se të dua, më duket pak .
Se sytë e tu, kanë më shumë dashuri.
Të të them se me ty yllëzohem në amshim.
Më duket vetja i vogël në këtë botë plotë mallkim.
Ti se engjulleshë i kaltëron qiejt e kësaj bote.
Dhe me fjalën e dëlirë horizontin shpon.
Çka duhet bërë që ëndrrën ta sjellë tek ti.
Herakliti me vargun e Homerit shkruan elegji.
Bregut të Drinit edhe sonte, me kodin e këngës
I thur dashurisë kurorë besnikërie në kohë mortaje.
Më thuaj se amanet i dashurisë është besa e dhënë
E çka mund të bëjë për ty më shumë se të fal shpirtin si kujtim