Çaste poetike me poeten;-Ermira Tabaku SINANI

Integrimi

____________________________

Integrimi,

nuk asht vec kalim kufijsh,

asht kalim urash te padukshme,

mes menjes dhe zemnes,

mes kujtimeve dhe andrrave.

Asht mesim i gjuhes t’zakoneve te reja,

por pa harruar tingullin e kangve t’vjetra,

asht t’ecesh me hapa t’ngathet ne fillim

derisa toka e huj te behet pak a nga pak e jotja.

Integrimi,

s’asht mask,

as petk i ri me ja mush synin botes,

asht perplasja e menimeve tuj,

me nji tjeter mnyre jete,

asht msim i heshtun

qe ndodh, thelle ne shpirt.

N’personalitet,

integrimi bahet pasqyre,

t’kallxon kush je n’rranj,

cilat vlera nuk shiten e nuk lkunden,

e sa larg munesh me u zgjanue,

pa e humb veten tane.

N’shpirt,

integrimi asht mall i perziem me shpres,

mall per shpine ku u rrite e le pas,

shpres per ate qe ndertove

nen nje qiell t’panjohun.

Integrimi,

asht duel i but mes frikes e guximit,

ku frika flet per humje,

e guximi flet per rritje.

Integrimi,

nuk asht harrese,

por nje kujtese e dyfishte:

ti man me vete aromen e qytetit tan,

dhe meson te dashunosh shijen e nji qyteti tjeter.

Integrimi,

asht nji akt i heshtun i personalitetit,

nji prove per sa shume mund te jesh,

pa e braktisun ate qe ishe.

Integrimi,

asht t’bahesh ure,

e jo t’ndahesh ne dysh,

por t’mash mrena dy dashuni t’plota,

derisa fjala “ne” t’ket kuptim kudo.

S’asht fshirje,

asht bashkim,

dy rranje n’toka t’ndryshme,

dy dashni qe jetojn bashke,

ne nji zemen t’vetme.

/QendraPress/