Haradinaj: Kosovës ia kthyem Trepçën, themeluam ushtrinë dhe i fuqizuam policinë

                         Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut.Ai u shpreh se partia e tij gjithmonë ka pasur një qasje të sinqertë ndaj rajonit të Mitrovicës.“Aleanca gjatë tërë historisë së saj politike kishte një qasje shumë të sinqertë ndaj rajonit të Mitrovicës. Në momentin që mora drejtimin e qeverisë, kjo pjesë e rëndësishme e Kosovës u vendos në prioritete të politikave qeveritare, ku orientuam mbi 121 milionë euro në projekte madhore.Sot takova drejtuesit e degëve të Aleancës në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Albanik, Boletin e Çabër”, ka shkruar ai në Facebook. Ai tha se me ta bisedoi për aktualitetin politik, sfidat e organizmit si dhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.“I sigurova për mbështetjen time të plotë, si në kohën kur Kosovës i kthyem Trepçën, i themeluam Ushtrinë dhe i fuqizuam policinë që mbrojti rendin e ligjin në çdo cep të vendit. Mitrovica jonë e zemrës, ka kuadro profesionale e me integritet, të gatshëm të bashkohen në familjen tonë politike, pasi që ishte Aleanca e cila më së shumti bëri kujdes për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të këtij rajoni”, ka shkruar tutje Haradinaj.