Përkujtohet Heroi i kombit gjeneral Tahir Sinani, luftëtarë i tri luftrave për liri.

                     Sot, u përkujtua Heroi i kombit  gjeneral Tahir Sinani ,luftëtarë i tri luftrave për liri.Jeta  dhe  trimëria e  gjeneral Tahir Sinanit tashmë  është e njohur për secilin  prizrenas. Për ta përkujtuar  këtë  luftëtarë edhe OVL e UÇK -së– Dega  në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,kryetari I komunës  Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, pjestarë të  ushtrisë së Kosovës ish bashkëluftarë, familjarë  miq e qytetarë të ardhur  edhe nga Shqipëria e Maqedonia,  me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, komandantit legjendar të tri luftërave çlirimtare shqiptare, Tahir Sinani, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.Derisa  fajlë rasti për figurën emblamatike  u mbajën  pranë shtatores së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, në Parkun e Qytetit në Prizren. Ku kryetari I komuës  Shaqir Totaj  tha se sot,jemi në këtë  përkujtim të rënies së Heroit Tahir Sinani, ku vepra  dhe  gjaku i këtyre  na sollën lirinë tha  kryetari Totaj.Për këtë organizim dhe për këtë  përvejtor rikujtimi për komandant Tahir Sinanin foli kryetari i OVL Dega Për  figurën madhore të komandant Tahir Sinanit  për mikrofonin tonë  foli  gjeneral Selim Krasniqi, i cili tha se Komandanti tash  Heroi Tahir Sinani na pat ardhur në kohën kur më së shumti iu deshtë  UÇK-së ,pastaj vendosmëria dhe shpirti luftarak i  Tahir Sinanit , bëri që ai të jetë në tri  luftra për liri, Kurse  tani në këtë kohë  për heronjë  spo  bëhet   shumë por, besojë  se në të  ardhmen do të bëhet më shumë. Kurse  mesazhi i tij  bashkim dhe unifikim.I biri i tij Rezart Sinani ,falenderoi gjithë të pranishmit dhe me Tahir Sinani ,ishte një oficer i Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK-së), si dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së ku mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Republikën e Maqedonisë, Tahir Sinani iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u emërua komandant i Brigadës 116. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani së bashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit”. /QendraPress/