PDK e LDK kërkojnë shkarkimin e Berishajt: Qeveria e Presidenca nuk janë gjykatës e prokurorë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Presidencën për qëndrimin e tyre ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Deliu Kodra, në emër të PDK-së, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Berishajt, shkruan Reporteri.net.“Në kohën kur Kosova ka një mundësi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka pasur skandal financiar kur përmendet edhe ambasadori Berishaj. Na është krijuar një mundësi e artë në KE për shkak të përjashtimit të Rusisë, në vend se të jemi në funksioni të jetësimit të këtij qëllimi, Kosova duhet të jetë e përfshirë në aferë tepër të madhe”, tha Deliu Kodra.Ajo ka thënë se Presidenca e Qeveria nuk duhet ta mbrojnë, por ta shkarkojnë Berishajn.“Berisha ka hapur xhirollogari në Mal të Zi e skandal i ka shpërthyer në Sllloveni. Qeveria e Preisidenca nuk janë gjykatës e prokurorë. Ata duhet marrë hapa instituconalë dhe ta shkarkojnë Berishajn nga posti si ambasador. Berisha nuk duhet ta ushtrojë detyrën e tij, sepse ka dëmtuar punën e të gjithëve. Prandaj, shkarkimi as që do të duhej të diskutohej, pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vet”, tha deputetja e PDK-ja.Në Kuvendin e Kosovës, edhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa, ka kritikuar Berishajn dhe ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.“Qeveria e Presidenca të ndërmarrin veprimet që duhet”, u shpreh ai.