Haradinaj: Vetëvendosje po mbron interesat e njerëzve të Stanishiqit dhe Rankoviqit

                   Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është raportuar si i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.Haradinaj e ka thënë se si parti nuk e kanë hallin te Berishaj, por te forca politike që aktualisht e udhëheq Kosovën, shkruan Reporteri.net.Ai është shprehur se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje që nga themelimi i saj ka qenë kundër investimeve në energji.“Nuk e kemi hallin te Martin Berishaj por te forca politike që e udhëheq Kosovën e cila ka qenë kundër investimeve në energji tash e 20 vjet. Së fundmi VV ishin tubacionit të gazit. I vetmi udhëheqës shtetëror në kontinentin tonë që ka refuzuar kalimin në gazin amerikan është Kurti. Kjo tregon se Vetëvendosje në një politikë ka qenë konistente, kundër investimeve në energji dhe kundër investimeve amerikane në energji në Kosovë. Kush ka ndikuar në trurin e këtyre njerëzve, si ka ardhë deri te ky qëndrim nga VV. Përgjigjen e kemi marrë tani nga transaksionet e një mendimtari të VV-së. Bëhet fjalë për një mendësi kolektive.“Bëhet fjalë për një mendësi e cila në vazhdimësi e ka paralajmëru Kosovën se njerëz të Kosovës pushtetarë të Kosovës mbrojnë interesa të të tjerëve. Po del pra që VV mbron interesa të kompanisë të njerëzve të Stanishiqit dhe Rankoviqit. Ata që në VV duan ta thonë të kundërtën, është mirë me dalë me iu tregu njerëzve”, tha Haradinaj.