E diela poetike me poeten:Bruna Gjoni Pervathi

Fundi i herës së fundit

————————

Makth pritjesh..

Orë që më shkulnin zemërimin, e më bënin zemërim

Monolog me veten …në ditë – netët që vdisnin çdo minutë

Në kakarimat e korbave..krahët e mi vakeshin..

Ankth..

Ankth vetmisë..

Ankth mbi kraharor ku dhimba ime digjej ,në zjarr- ferrin tënd

Si fëmijë rrehesha në rrokje fjalësh ..premtimesh ..

Nesër….nesër. nesër…do të vij..

Sot ..është nesër..

Edhe sot ..u be nesër..

Edhe sot.

edhe sot…

edhe……

E nesërmja mbeti gropë e hapur ku hidhja pezmin tim

Fundin e herës se fundit e vizatova vet në xhamin e portës …

Me po të njëjtin makth pritjesh..

Me të njëjtin ankth vetmish….

Sot është nesër..

Një prej atyre qindra të nesërmesh që mi kishe marr peng..(sot)

Edhe…..?

Erdhe …..

Të pash….

Në prekjen e duarve …

Makthi i zemërimit u zbut..

Ankthi i pritjes.. u shtriq mbi lulen e buzës time që nuk çeli më

Ti…erdhe …

Unë ika ..

Bashkë me fundin e makthit …

Me fundin e ankthit duke te pare ne sy..

Pa ti lënë ty …makth .. ankth …zemërimesh..pritjesh..