Gjenden mbetje mortore në Suharekë
Një qytetar derisa po i pastronte varrezat me rastin e festës së Bajramit, ka hasur në mbetje mortore.Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.Gashi tha se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra.“Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato”.“Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në IML. Nuk dihet se cilës periudhe kohore i takojnë ato eshtra”.