Humbet një 13-vjeçare në Gjakovë, kushdo që e shihni lajmërojeni Policinë
Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri i cili angazhohet për gjetjen e personave të humbur, ka njoftuar se Hajrie Ferizi nga Gjakova është humbur.Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka publikuar fotografinë e 13 vjeçares, për të cilën tha se për herë të fundit është parë në rrugën Trakaniq-Novosell.Personat që e kanë parë 13-vjeçaren të kontaktojnë Policinë në numërin 192.