Coronavirusi transmetohet përmes syve? Me shumë gjasa – A duhet të gjithë të mbajmë mburoja për sy
Ne e dimë se koronavirusi mund të hyjë në trup përmes hundës dhe gojës, pra rekomandimet e vazhdueshme nga ekspertët janë që të mbajmë maska dhe të praktikojmë distancën sociale.
Po sytë? A duhet të mbajmë të gjithë syze apo mburoja të fytyrës?
Sigurisht e mundur që një person të marrë Covid-19 përmes syve, pohon doktor Thomas Steinemann, për CNN, transmeton Reporteri.
Ekzistojnë “dëshmi të reja” që njerëzit janë duke marrë virusin nga spërklat që lundrojnë në ajër, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetit në fillim të këtij muaji. Një nga mënyrat që ato pika mund të hyjnë në trupin tuaj është përmes syve. Është gjithashtu e mundur që të infektoheni duke prekur një sipërfaqe të kontaminuara dhe më pas duke prekur syrin, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Po, është në ajër,” tha Steinemann CNN. “A mund të “zbresë” në sy? Sigurisht”, përgjigjet ai.
Por, shtrohet pyetja: A do të kemi nevojë të mbajmë syze apo muroja për sy?
Interesimi rreth kësaj pyetje është rritur pasi që doktor Anthony Fauci, eksperti më i mirë në SHBA për sëmundjet infektive, u pyet për këtë në një intervistë të fundit për ABC News.
Ja çfarë tha Fauci: “Nëse vërtet dëshironi mbrojtje të përsosur të sipërfaqeve tuaja mukoze …keni mukozë në hundë, mukozë në gojë, por gjithashtu keni mukozë në sy. Teorikisht, duhet të mbroni të gjitha sipërfaqet mukozale. Kështu që nëse keni syze ose mburojë për sytë, duhet ta përdorni. Nuk rekomandohet në mënyrë universale. Por nëse vërtet doni të jeni plotësisht i siguruar, me siguri duhet ta përdorni, nëse mundeni”.
Disa njerëz e morën këtë në kuptimin se Fauci po nxiste të gjithë të përdorin mburoja për sy.
Por në një adresim tjetër në media, Fauci sugjeroi që komentet e tij për mburojat e syve ishin të tepërta. /Reporteri.net