Sot reshje shiu, këto janë temperaturat për ditët e ardhshme

0

Prishtina Weather ka njoftuar se sot nga mëngjesi mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet do të pushojnë. Ndërsa, në mbrëmje kthjellime.

Sipas Prishtina Weather, të shtunën mundësi për shi. Fillimi i javës sërish me mot të nxehtë. Nga mesi i javës më freskët.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 18C, ndërsa maksimalet në fundjavë zbresin në 29C, e fillim të javës rriten deri në 33C. Ditën e mërkurë do të pësojnë një rënie të ndjeshme deri në 22C.

Era do të fryejë mesatare kryesisht nga veriu dhe verilindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e ditën e martë edhe nën këto vlera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *