Kosova dhe BERZH-i me marrëveshje për energji efiçiente për Prizrenin

                               Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore në Marakesh kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prizrenin.Kjo marrëveshje që kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro, prej të cilave 20 për qind janë grant, synon investimet në Efiçiencën e Energjisë së Ndërtesave Publike në Prizren.Në një komunikatë për media thuhet se me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Murati ka vlerësuar lart bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZH-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.