“Je e mirë me t’pre në fyt”, prizrenasi tmerron bashkëshorten, e kërcënon me prerje në fyt

                          Një rast mjaft i frikshëm i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një grua, e cila u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos, përveç se ishte e rëndë dhe serioze, po qe se do të realizohej do të përfundonte tragjikisht.Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën mbrëmë, pas mesnate, ku një grua u tmerrua nga bashkëshorti i saj .Sinjali ka mësuar se si ndodhi ky rast i trishtë dhe ju sjellë të gjitha detajet më poshtë.Konfliktit i parapriu një debat mes bashkëshortëve për problemet e mëhershme që burri kishte pasur me familjen e bashkëshortes së tij, e të cilave siç duket tentoi t’u jap fund, në mes të natës, duke kërcënuar të bijën e tyre.Sinjali mëson se përderisa çifti ishte duke komunikuar me zë të lartë e britma pas mesnatës në shtëpi, situata u tensionua aq shumë saqë gruaja u përball me një kërcënim serioz për jetën e saj, kur burri i saj nxori thikën dhe e kanosi me prerje në fyt.Një eskalim i tillë që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë, përkundër problemeve, tmerroi gruan e cila u përballë me bashkëshortin që iu drejtua me fjalët: “Hala s’ke cofë ti bre robtë t’i q… çka je e mire me t’pre ty n’fyt, jo veç ty po edhe atë qenin tond”.Ky kërcënim shkaktoi shqetësim e frikë te gruaja, e cila vendosi ta thërras Policinë, për të parandaluar një tragjedi që mund të përfundonte vet si viktimë.Në rrëfimin e viktimës që e ka dhënë në Polici është përshkruar çdo detaj i këtij rasti të rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre, për çka ajo kërkoi ndihmë nga organet e rendit që ta mbrojnë nga dhuna që po pëson në familje.Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për denoncimin e gruas së tij, por pavarësisht pendimit të tij, Prokuroria ka dhënë urdhër për ndalimin e tij.Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe do të hetohet për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.