Sot prezantohet “Qeveria nën hije” e PDK-së

                              Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi prezanton sot, nga ora 18:00, vizionin e atij që kjo parti e quan “Kabineti për Qeverisje të Mirë”.Kështu ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës dhe vetë Kryetari Krasniqi.PDK ka bërë të ditur ditë më parë themelimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, i cili do të ketë 15 departamente dhe do të përbëhet me ekspertë të fushave të ndryshme.Vizionin, strukturën, përmbajtjen dhe aktivitetin e këtij Kabineti, pritet ta bëjë të njohur detajisht sot kryetari i PDK-së. Me këtë, PDK pritet ta kthejë “Qeverinë në hije”, metodë e njohur e opozitarizmit të PDK-së pas luftes.