Krasniqi reagon pas vendimit të Apelit për tarifat e shtrenjta: I shpëtuam rreth 450 mijë familje

                                    Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, duke refuzuar kështu si të pabazuar ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji.Krasniqi është shprehur i lumtur me këtë vendim, duke thënë se me padinë e tyre i kanë shpëtuar mbi 450 mijë familje kosovare nga shtrenjtimi i rrymës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet kosovare nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, ka qenë vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Sot, kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është ri konfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm. Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare Njëkohësisht, jam shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë besuar në këtë kauzë, të cilën ne e kemi ndjekur ligjërisht për të mbrojtur interesin publik dhe qytetarët si konsumatorë. Si në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në anën e qytetarëve kundër çdo vendimi të kundërligjshëm e të padrejtë të pushtetit”, ka shkruar Krasniqi.