Shoferi i autobusit të aksidentuar thotë se kishte parakaluar një kamion, më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi
Televizioni austriak “ORF” ka dalë me detaje të reja për aksidentin e sotëm të autobusit nga Kosova, ku mbetën të plagosur 19 persona, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë.Sipas deklaratës së shoferit të autobusit, dhënë për policinë austriake, ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi. Nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit duke u përplasur.