“Nëse kthehen tarifat e lira, kthehen reduktimet”, paralajmërohet kthimi i reduktimeve të rrymës në Kosovë
Reduktimet me energji elektrike mund të kthehen sërish në Kosovë. Një paralajmërim të tillë e ka dhënë Operatori i Sitemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).Paralajmërimi i KOSTT’it vjen pasi Gjykata e Apelit vërtetoi atvendimin e Themelores për pezullimin e tarifave të shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji( ZRRE).Nga kjo kompani kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit, për t’iu shmangur reduktimeve. “KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E”, thuhet në reagimin e kompanisë .Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit për Çështje Administrative, me të cilin kjo e fundit kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.