Komuna e Prizrenit  e përzgjedhur nga USAID Kosovo për projektin “Aktiviteti Kontrata Sociale”.

                      Komuna e Prizrenit është një ndër 5 komunat në Republikën e Kosovës e përzgjedhur nga USAID Kosovo për projektin “Aktiviteti Kontrata Sociale”.

Sot bashkë me stafin e USAID Kontrata Sociale, me drejtorët, përfaqësues nga kabineti dhe zyrtarë komunal të Komunës së Prizrenit filluam aktivitetin e parë të projektit të përbashkët, aktivitetin tre ditor “Punëtori Konsultative për Pjesëmarrje Publike”.

Ne jemi të përkushtuar të punojmë në ndërtimin e praktikave të qëndrueshme të pjesëmarrjes publike dhe të forcojmë partneritetin ndërmjet qeverisjes lokale dhe grupeve të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve të komunës sonë’’shkruan ,kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.