Ambasadori amerikan darkon me “Ekipin e Unitetit”: Kujtuam të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite
“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”.Kështu ka nisur shkrimin Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka bashkangjitur edhe fotografinë e dikurshme dhe të tanishmen me “Ekipin e Uniteit”.Hovenier tha se gjatë darkës së përbashkët është folur për të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite.“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenier.Hovenier në vitin 1999 ishte pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.Përveç kësaj, Hovenier në vitit 1999 ka qenë edhe pjesë e delegacionit të ShBA-së për bisedimet paqësore për çështjen e Kosovës, në Konferencën e Rambujesë, e cila ka filluar punimet më 6 shkurt të atij viti.