Në fund të muajit, Konjufca do t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë

                               Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fund të këtij muaji do të udhëtojë drejt Hagës për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.Në një intervistë për RTK-në gjatë ditës së djeshme, Konjufca tha se gjithmonë e ka quajtur si të padrejtë Gjykatën Speciale dhe se anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe figura të rëndësishme rëndësishme të Kosovës, po mbahen të izoluar.Tutje, ai ka folur edhe për relacionet me ish-krerët e UÇK-së me disa prej të cilëve kanë qenë kundërshtarë politikë, duke thënë se janë një popull dhe se ata kanë interesa të përbashkëta dhe kësisoj askush nuk mund të arrijë t’i përçajë, e aq më pak Gjykata Speciale.“Relacionet që i kemi nuk duhet të jenë peng i grindjeve tona që i kemi pasur rreth politikave shtëpiake që kanë pasur të bëjnë me Republikën e Kosovës në të kaluarën. Ne që kemi qenë në politikë, qoftë edhe ata në të kaluarën të cilët kanë bartur pozicionet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, qoftë këta që jemi tani për shkak të vullnetit të qytetarëve duhet të udhëhiqemi vetëm nga një princip. Ne jemi një popull, ne kemi interesa të përbashkëta dhe në interesat tona të përbashkëta nuk do të mund të arrijnë të na përçajë askush. E aq më pak Serbia me Gjykatën Speciale e raportin e Dick Martyt, ne jemi të bashkuar si gishtat e dorës”, ka thënë Konjufca.Më tej, ai ka thënë se situata është shumë e vështirë si pasojë e Gjykatë Speciale, meqë bëhet fjalë për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.“Unë mendoj që sfida kemi pasur shumë edhe në të kaluarën, por janë shtuar shumë prej shkurtit të këtij vitit, edhe për shkak të agresionit të Rusisë mbi Ukrainën dhe krijimit të një rendi të ri ndërkombëtar. Duhet të jemi shumë më vigjilent sesa që kemi qenë. Nuk e kemi komoditetin që për shkak të rrjedhave që ka pasur politika në vitet e kaluara tash të jemi peng dhe të mos i tejkalojmë. Jemi në një situatë shumë të vështirë sa i përket pozicionimit të Kosovës në këtë Gjykatë, sepse është Shtabi i Përgjithshëm, pra strukturat kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po gjykohen”, shtoi ai.