E rëndë: Digjet banesa në Gjakovë, vdes një fëmijë me aftësi të kufizuara
Gjakova është tronditur nga një rast që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona. Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për fat të keq një fëmijë ka humbur jetën.Zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes duke shpëtuar dy persona, por jo edhe një fëmijë që dyshohet se ka qenë me aftësi të kufizuara. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa arsyet e zjarrëvënies ende nuk janë bërë të ditura.