Këtë javë temperaturat deri në 33 gradë, por në këto ditë priten rrebeshe shiu me bubullima

                           Këtë javë më nxehtë, por në këto ditë priten rrebeshe shiu me bubullimaMot më i nxehtë do të mbajë këtë javë në Kosovë. Sipas Prishtina Weather, pasditeve në disa ditë pritet të ketë rrebeshe me bubullima.Mot më i nxehtë por i paqëndrueshëm gjatë javës në vijim. Orëve të pasdites priten edhe rrebeshe me bubullima. Megjithëse në parashikimet e javës së shkuar pritej që kjo javë të përshkohet me mot shumë të nxehtë, në ditët e fundit, kjo tendencë ndryshoi, sipas PW.

Parashikimi i Prishtina Weather:

Do të mbajë mot më i nxehtë, por jo edhe i qëndrueshëm. Orëve të para të ditës paraqitet mot kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites, sidomos nga dita e martë deri të enjten, do të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Të martën mund të jenë më të izoluara, derisa ditën e mërkurë dhe enjte, edhe mund të karakterizohen si stuhi kalimtare, që mund të japin më shumë shi apo edhe hove më të fuqishme ere.Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites në kushte të motit me më shumë kthjellime e diell, pritet të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor.Indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta edhe përgjatë kësaj jave, prandaj edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës. _

20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE