Theret me thikë një 15 vjeçar në Prizren

Një 15 vjeçar është ther aksidentalisht me thikë në Prizren.Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Reshat Krajgdiu’.15 vjeçar i është therur aksidentalisht me thikë nga shoku i tij 13 vjeçar me të cilin po luanin, shkruan Gazeta Sinjali.Si pasojë e lëndimeve që mori nga therja me thikë, i mituri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.Gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur rasti