Sonte, tek Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë ftohet tubim mobilzues nga shoqatat e dala nga lufta

                      Pas mbledhjes së  parbashkët   nga kryesitë e shoqatave të dala nga  lufta të  Prizrenit dhe  rajonit është vendosur  që sonte, në Landovicë, të mbahet tubim për të kujtuar luftën e UÇK-së, e ky takim është ftuar nga  orhanizatat e dala nga  lufta e UÇK-së  si dhe qytetarët në tubim mobilizues. Ku  ju bëhet bërë thirrje për pjesëmarrje në  tubim mobilizues, sensibilizues dhe evokues, i cili do të mbahet sonte në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Në ftesë ftohen familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë, komandantë dhe qytetarë ,

Më 7 shtator 2026, në ora 19:00, te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë – Prizren, do të mbahet një tubim mobilizues, sensibilizues dhe evokues, kushtuar Luftës së Lavdishme të UÇK-së dhe sakrificës së brezit të lirisë.

Ftojmë në këtë tubim të gjitha ish-strukturat komanduese të ZOP-it, së bashku me familjarët e tyre, komandantët e brigadave, e deri te ushtarët e lirisë. Do të jetë një mbrëmje e veçantë, ku përmes kujtimeve dhe rrëfimeve të drejtpërdrejta do të rikthejmë në kujtesë ngjarjet, betejat, sakrificat dhe momentet e lavdishme të luftës, duke ruajtur dhe përcjellë të vërtetën e historisë sonë te brezat që vijnë.

Në këtë tubim do të jetë e pranishme edhe Platforma “LIRIA KA EMËR”.kështu thuhet në ftesën publike të bërë nga  Shoqatat e dlaa nga lufta e UÇK-së