Kapen 34 shtetas të huaj brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Policia e Kosovës sot rreth orës 11:00, ka ndaluar një furgon të tipit “Mercedes”, me targa vendore, ku janë gjetur 34 shtetas të huaj.Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore, ku gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore”, ka njoftuar HoxhaSipas tij, lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë si dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore./BetimipërDrejtësi