Çaste poetike me poeten;-Bjondina AGOLLI

AJO QË GJITHMONË U NGRIT

—————————————

Jeta e rrëzoi, por ajo u ngrit,

me zemrën e lodhur, me shpirtin në pritë.

Kaloi nëpër dhimbje, kaloi nëpër lot,

por kurrë nuk u dorëzua, asnjëherë, as sot.

Në netët e gjata, kur heshtte gjithçka,

ajo luftonte me veten, në heshtje, pa fjalë.

Mblodhi çdo copë që dhimbja i la,

dhe nga ato copëza një grua ndërtoi prapë.

Ajo njohu humbje, njohu zhgënjim,

njohu dhembje të thellë, njohu trishtim.

Por çdo plagë në shpirt, çdo lot në sy,

e bëri më të fortë, më të bukur përsëri.

Kur jeta i mbylli çdo derë përpara,

ajo nuk u ndal, nuk u kthye mbrapa.

Hapi një rrugë me duart e veta,

dhe ndezi një dritë në mes të errëtës së jetës.

Nuk është e fortë se kurrë s’është thyer,

por se pas çdo rënieje ka ditur të ngrihet.

Nuk është e pathyeshme se s’ka pasur dhimbje,

por se edhe mes plagëve ka ruajtur dritën e shpirtit.

Ajo ecën sot me kokën lart,

me një buzëqeshje të qetë në çdo hap.

Nuk i harron plagët, as ditët e vështira,

por nga e kaluara merr vetëm mësime të mira.

Dhe nëse e pyesin: “Nga e gjete këtë fuqi?”

ajo buzëqesh lehtë dhe hesht përsëri.

Sepse vetëm ajo e di sa herë ka qarë,

sa herë është rrëzuar, sa herë është ngritur prapë.

Ajo është një grua që jeta e provoi,

por asnjëherë shpirtin nuk ia nënshtroi.

E rrëzoi përdhe, por ajo u ngrit,

me më shumë forcë, me më shumë shpirt.

Dhe sot, kur ecën në rrugën e saj,

nuk kërkon më askënd ta mbajë për krah.

Sepse tashmë e di, pas gjithë asaj që kaloi:

forca që humbi te vetja e fitoi!

/QendraPress/