Familja në dasmë, hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe vjedhin stoli ari në vlerë prej 8 mijë euro

                              Hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në Prizren.Në shtëpi  nuk ndodhej askush, pasi e gjithë familja kishin shkuar në një dasmë .Rasti është denoncuar në polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda përmes dritares dhe kanë vjedhur 8 mijë euro stoli dhe 4 telefona mobilë. Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.Gazeta Sinjali