Çaste poetike me poeten:Valbona R.Hadri
Dritarja e shpirtit
————————————
Sapo kishte rënë muzgu,
Strukur në verandën e shtëpisê,
ndieja ajrin e ngrohtë dhe
afrimin e një Pranvere.
Drita e një hëne të plot
Frymësoi pamjen e natyrës.
Aq sa shihte syri, kopshti bëhej një me pikturën e një artisti tê famshëm.
Errësira shpaloste kujtimet…
Sa të mira, e sa tê trishta….
Të zbehura me kohën ,
por në rikthim të qetë bashkë vetminë.
Ngadalë me njē pëllêmbë dore hapa derën e shtëpisë .
Errësira e kësaj mbrëmje iku.
Ndërsa ,dritarja e hapur e jetës solli imazhin e ripërtëritjes.
Valbona R.Hadri
17.05.2022
Ç