Kurti: 27 vjet dhimbje e mall nga gjenocidi i Srebrenicës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 27-të të masakrës së Srebrenicës, ka thënë se çka ka ndodhur në Srebrenicë para 27 vjetësh nuk është asgjë më pak se gjenocid, asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.Përmes një postimi në Facebook, kreu i Qeverisë, ndër të tjera tha se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet duke u pranuar.
“E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia”, ka shkruar kryeministri.