Pse ‘’Bota sot’’,vazhdon të mbetet log për të shpifur kushdo kundër vlerave të UÇK-së-??!!-/Shkruan:Kastriot Frengu
Tani më është bërë e ditur dhe e njohuar fakti se ‘’Bota sot’’ është një gazetë gjegjësisht portal që preferon , ose së paku i boton pa ndalur,shkrime e opinione ku fyhet shpesh edhe shpifet kundër vlerave të UÇK-së. Një gjë e këtillë botohet jo më larg se sot me 12 korrik, 2022, nj shkrim plotë mllef e pa fakte i Naim Miftarit me titull –‘’Alarmi i Naim Miftarit – Ja kush e kontrollon gjyqësinë, prokurorinë, policinë dhe AKI-në’’ Në mes tjerash shkruan; “Qëllimi i bojkotit të grupit punues për vettingun nga ana e KGJK-së dhe KPK-së, këshilla këto që vijnë nga akademia e njerëzve të Adem Grabovcit-Prontos, është i qartë, kanë urdhëra të prerë nga krimi i organizuar dhe ish-pushtetarët e politikanët e korruptuar që me çdo kusht ta zvarrisin dhe pengojnë pastrimin e gjyqësisë dhe prokurorisë, por edhe policinë e AKI-në nga ish sekserët e kukullat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Ilmi Reqicës, Isa Mustafes e Ramush Haradinajt”, thotë Miftari .Këto që i janë cituar me emër e mbiemër, ka dy rrugë. E para nëse ka ndonjë pikë dyshimi drejtësia duhet të hetojë për emrat që janë përmendur nga z Miftari , Nëse jo drejtësia pa hezitim duhet ta ftojë z, Muftari të përgjigjet për fjalën e publikuar ka ligje që e thotë dhe dënon këtë nëse nuk ka bazë hetimi duhet të përgjigjet ai që ka thënë të pa qenen apo ka shpifur../qendrapress.com/