“Jo-profesionale”, Emmerson kritikon ashpër Prokurorinë: Po bën pengesa duke mos qenë e gatshme për gjykim

                              Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson ka ngritur alarmin mbi punën e ngathët të Prokurorisë së Specializuar në këtë fazë paragjyqësore.Emmerson e ka quajtur “dembele” prokurorinë, duke thënë se ajo nuk e di se cilët janë dëshmitarët e parë që do t’i thërras.Në një situatë të tillë, ai ka thënë gjykimi mund të zgjasë nga 5 deri në 7 vjet.“Me nje prokurori te tillë, dembele, që nuk e din se cilet janë deshmitaret e parë që do ti therras, gjykimi mund të zgjasë nga 5 deri në 7 vjet. Nuk e kam për detyrë ta detyrojë prokurorinë te sillet sic duhet, por e kam per detyre ta mbroje klinetin tim se kur do te fillojë shqyrtimi”, tha Emmerson.“Është e dukshme dhe e pashamnagshme qe mbrojtja të demtohet. Duhet te ndihmohet mbrojtja, kete duhet ta beje prokuroria por ajo nuk ështe e gatshme. Ne duhet ta dime para seances se radhës se cilët jane deshmitarët e parë në 3 muajtë e pare te gjykimit”, tha tutje avokati Emmerson.Avokati britanik i Veselit tha se nuk po sheh gatishmëri nga Prokuroria që të bëj di֛çka domethënëse që do t’ia jepte një ecuri procesit.Madje ai tha se Prokuroria nuk është profesionale dhe se gjykata duhet të caktojë një afat për listat e dëshmitarëve.“Ne nuk shohim gatishmeri nga prokuroria qe te beje dicka domethenese qe do ti jape nje ecuri ketij procesi. Është prokuroria ajo qe po shkakton pengesa. Mbrojtja nuk ka cka te bëjë më. Kjo nuk është prokurori profesionale. Ju ftoj te caktoni nje afat, për listat e deshmitarëve, me synimin për ta kompaktesuar cështjen. Prokuroria nëse vazhdon ashtu siç po ben nuk do të paraqes nje çeshtje kuptimplote, sikur prokuroria me Milloshevqiin, që vazhdoi pa fund dhe ne fund dështoi”, tha ai. “Smith tha se prokuroria është e dizajnuar te jetë më e shpejt dhe na akuzoi ne se po e zmadhojmë çështjen e kohëzagjatjeve te gjykimeve. Tani jemi në një situatë, kur është dashur të jete një çështje e gatshme për gjykim. Por nuk jemi as afër. Sepse prokuroria nuk e di cilët jane deshmitarët, kur do të paraqiten, cfarë dokumentesh të paraqiten”, tha në fund Emmerson.