Një vit burgim personit që vodhi kasafortën me 300 euro në xhaminë e Prizrenit

                        Me një vit burgim është dënuar E.A. për vjedhjen e një kasaforte metalike me 300 euro nga xhamia “Sinan Qatip” në Prizren.Siç ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prizren, E.A. është dënuar për “vjedhje të rëndë”. Rasti kishte ndodhur më 12 qershor sivjet.I njëjti është dënuar edhe për një vjedhje tjetër më 22 maj. Ai kishte vjedhur një motoçikletë që viktima e kishte lënë afër banesës së vet në rrugën “Brahim Osmanaj”. Pasi që s’kishte çelës, E.A. ishte ndaluar nga Policia teksa po e shtynte motoçikletën në një rrugë tjetër. Për këtë ai është dënuar për veprën penale “vjedhje”.Për “vjedhjen e rëndë”, E.A. u dënua me një vit burgim. Do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 14 qershori e deri më 14 korrik.Për veprën tjetër u dënua me 300 euro gjobë dhe dënim me kusht prej gjashtë muajsh, që nuk do të ekzekutohet nëse për një vit s’kryen vepër tjetër penale.Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.