Mërgimtarit i vidhet çanta me plot para pasi u ndal në një market në Mazgit
Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë.Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para.I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje.“Unë e harroj derën çel, prej rrugës i lodhtë, s’mendon ti që ndodhin këto sene. Ai e shfrytëzoi rastin aty. Vajza ka qenë në veturë, gruaja afër, krejt jemi kanë qaty afër. Mbas gjysmë ore ose 1 orë, më shkruajti një person në Facebook tha e kemi gjet çantën me pasaporta qaty kah Podujeva”, ka thënë mërgimtari.Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë.Dy të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë.