BETEJA PËR LIRI A VDEKJE, MË 16 KORRIK 1998 NË VËRRI TË PRIZRENIT! –Shkruan –Zafir Berisha

                    Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur me 7 korrik 1998 ku kishte marrë pjesë personalisht edhe kom. i policisë serbe në Prizren Shekiç, me 16 korrik forcat të mëdha serbe marrin një ofensivë tjetër hakmarrse për humbjet e 7 korrikut kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.

Me 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit të UÇK-së në Jeshkovë duke u konsultua për disa aktivitetet luftarake, bisedën na ndërpren krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga Tusuzi…

Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pakë para mesditës. Krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë Rajonin Vërrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës për të vazhduar edhe te Laku Billushës.

Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë për te Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit.

Pasi arrita në vijat e frontit te vendi ,,Kulla,, nga aty e pashë se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe në Billushë, vetëm e vetëm qe njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin në ndihmë njësive të UÇK-së në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona që vepronin atje.

Atëherë unë shkoj e i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë së Billushës dhe futemi nga mbrapa forcave të armikut dhe i sulmojmë në befasi, ndërsa nga pjesa e sipërme përpos luftëtarve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala-Kaqaku e Avdi Shala me një pjesë të luftetarve nga Jeshkova. Forcat serbe me panik largohen drejtë bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha. Luftimet u ndërprenë edhe në Tusuz ku përveç Xhevat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të tre tani Hero te Kosovës.

16 korriku i 1998 përpos që ishte një ditë lufte e ashpër, ishte edhe një ditë me motë të nxehtë dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e pushkëve e bënte të vetën, dhe nevojën për ujë në buzët e thara.

Fitorja e UÇK-së me 16.07.1998 kundër forcave të okupatorit serbë dhe bashkëpuntorve të tyre, ishe edhe një kushtrim për mobilizim të qindra-mijra të rinjë që ti kapin armët për liri.

Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan me 12 qershorin 1999 ku përfundimishtë i ipet fundë sundimit shekullor sllavë në tokat tona.

Kujtoj me shumë respektë të gjithë ata luftëtar që bënë të pamundëshmen në luftimet me forcat e okupatorit serbo-sllavë, ndërsa përkulemi para atyre që dhan edhe jetën që ne të jemi të lirë!

Me respekt Zafa